Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Elon Musk po shqyrton mundësinë e konvertimit të aseteve të Tesla-s në Bitcoin

Shefi i Tesla pyeti në Twitter nëse ishte e mundur të shndërroheshin asetet e kompanisë në Bitcoin.

Drejtori i Përgjithshëm i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, është duke nxitur zhurmën aktuale për kriptovalutën Bitcoin. Musk pyeti për mundësinë e shndërrimit të aseteve të korporatave të prodhuesit të makinave elektrike Tesla nga dollarë në bitcoin, transmeton Telegrafi.

Kjo ishte një bisedë midis Musk dhe Michael Saylor, CEO i prodhuesit të softuerit MicroStrategy, në shërbimin e mesazheve të shkurtra Twitter.

“Nëse doni t’i bëni aksioneve tuaj një favor prej 100 miliardë dollarësh, shndërroni bilancin e Tesla nga dollarë në bitcoin”, i sugjeroi Saylor sipërmarrësit në një shkrim në Twitter. Musk do t’u dërgonte një sinjal të fortë kompanive në S&P 500 që do të ndiqnin shembullin.

Tesla dhe Bitcoin në rekord të lartë

Aksionet e Tesla u ngritën në një rekord të lartë në një ditë të trazuar tregtare të premten ndërsa investitorët u përgatitën për hyrjen e prodhuesit të makinave elektrike në etapën S&P 500 të hënën.

Bitcoin gjithashtu u ngjit në një rekord të lartë, së fundmi duke u rritur në mbi 24,000 dollarë pasi kriptovaluta tejkaloi 20,000 dollarë për herë të parë javën e kaluar.

Postime të ngjashme

Qeveria indiane vendos masa të rrepta ndaj rrjeteve sociale

S.B.

Gjithçka që dimë deri më tani për iPhone 13

S.B.

Sa është i mbrojtur telefoni juaj nga uji? Ja se çfarë duhet t’i kushtoni vëmendje

S.B.

Vivo S9 do të vijë me kamerë për Selfie me 44 megapiksel

S.B.

TikTok pajtohet të paguajë 92 milionë dollarë, akuzohet për shkelje ligjore me softuerin për njohje të fytyrës

S.B.

Vivo S9 do të vijë me kamerë për Selfie me 44 megapiksel

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...