Auto

Elon Musk testoi Volkswagen-in elektrik

Gjatë një vizite në Gjermani, Elon Musk u takua me udhëheqësin e Volkswagen dhe testoi makinën e tyre elektrike.

Elon Musk kohët e fundit vizitoi një fabrikë në Berlin dhe më pas u ndesh ballë për ballë me rivalin e tij kryesor, Herbert Diess. Ai u takua me udhëheqësin e Volkswagen në një aeroport të vogël në Brunswick dhe takimi zgjati rreth dy orë, raporton Automotive News Europe, transmeton Telegrafi.

Me atë rast, Musk voziti VW iD.3, e cila është makina elektrike më e forta e Volkswagen dhe kështu rivalja më e madhe e modelit më të lirë të Tesla-s, Model 3.

Elon Musk ishte i interesuar në kapacitetin e baterisë dhe teknologjinë e integruar, dhe vlerësoi ndjesinë e timonit kur testoi automjetin. Musk gjithashtu kishte mundësinë të provonte ID.4, një model që së shpejti do të dalë në treg.

Diess ka treguar dashuri për Musk më parë, dhe tani ai ka lëshuar një video që provon se si ata u takuan.

Postime të ngjashme

Vetura u la për herë të parë pas 44 vjetësh

S.B.

BMW lajmëron se do të shfaqë gjithë detajet e iNext me 11 nëntor

Z H

Mirëmbajtja e veturës – kur është koha të ndryshoni vajin e motorit, filtrat dhe rripin e saj?

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...