Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Elon Musk thotë se ‘Neuralink’ mund të fillojë të fut çipa në trurin e njeriut ‘më vonë këtë vit’

Elon Musk thotë se kompania e tij neuroteknologjike Neuralink mund të nisë provat njerëzore “më vonë këtë vit”.

Musk ndau lajmin në përgjigje të një përdoruesi në Twitter i cili tha se ai do të ishte i gatshëm të merrte pjesë në provat njerëzore, të cilat do të ngulisnin një çip të inteligjencës artificiale në trurin e njerëzve me shpresën se ata mund të kontrollonin teknologjinë vetëm duke menduar.

“Isha në një aksident automobilistik 20 vjet më parë dhe që atëherë jam paralizuar nga shpatullat. Unë jam gjithmonë në dispozicion për studime klinike në @Neuralink”, i shkruajti përdoruesit në Twitter me emrin Hamoon Kamai të dielën Elon Musk-it, transmeton Telegrafi.

“Neuralink po punon shumë fort për të siguruar problemet e implantit dhe është në komunikim të ngushtë me FDA. Nëse gjërat shkojnë mirë, ne mund të jemi në gjendje të bëjmë provat fillestare njerëzore më vonë këtë vit”, u përgjigj CEO i Tesla të hënën.

Qëllimi i Neuralink është gjithashtu të ndihmojë pacientët e paralizuar të ndërveprojnë me lehtësi me celularët ose kompjuterët e tyre duke implantuar çipin në trurin e tyre, tha Musk më herët.

Kompania filloi testimin e çipit të saj mbi kafshë gjatë verës dhe përdori një derr për eksperimentin e saj.

Musk kohët e fundit tha se Neuralink ka implantuar çipin në trurin e një majmuni dhe se ai mund të luajë video lojëra me mendjen e tij.

“Ne tashmë kemi një majmun me një implant pa tel në kafkën e tyre, të cilët mund të luajnë lojëra video duke përdorur mendjen e tij”, tha sipërmarrësi miliarder i teknologjisë.

Postime të ngjashme

Shimpanzetë për herë të parë në histori sulmojnë dhe vrasin gorillat në natyrë

D V

Në këtë hapësirë qentë ndihen më së keqi kur mbeten vetëm

D V

Emiratet e Bashkuara Arabe po e krijojnë shiun për të ‘luftuar’ me temperaturat 50 gradë Celsius

D V

Këto gra përqafuan kaçurrelat e tyre natyrore dhe rilindën – duken për mrekulli

D V

Zbuloni çfarë tregon forma e ballit për personalitetin tuaj

D V

Pse francezët pothuajse kurrë nuk thonë “Të dua”?

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...