Elon Musk thotë se selia e kompanisë Tesla do të zhvendoset në Teksas

Kompania Tesla ka njoftuar se do të transferojë selinë e kompanisë së saj në Teksas nga Kalifornia.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, shefi ekzekutiv i kompanisë, Elon Musk, bëri të ditur vendimin në takimin vjetor të aksionarëve të prodhuesit të makinave elektrike në Austin.

“Jam i ngazëllyer për të njoftuar se ne po lëvizim selinë tonë në Austin, Texas”, u shpreh Musk të enjten.

Kompania e makinave elektrike është aktualisht e vendosur në Palo Alto, Kaliforni, pranë selisë së saj origjinale në San Carlo, dhe fabrikës së saj të parë në Fremont.

Musk kishte debatuar me politikanët lokalë në qarkun Alameda, Kaliforni, vendndodhja e një fabrike kryesore e Tesla-s, për përgjigjen e saj ndaj COVID-19.

Related posts

Lucid sfidon Teslan

D V

Lamborghini së shpejti do të prezantojë një tjetër model të ri

D V

Modelet e reja të debutuara në panairin e Mynihut janë dëshmi se jo të gjitha automjetet elektrike duken njësoj

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More