Agjencia Zhurnal.mk

Elon Musk thotë se Teslat ende janë shumë të shtrenjta, dëshiron një edhe më të lirë se Model 3

Shefi e pronari i veturave elektrike Tesla, Elon Musk thotë se veturat që kompania e tij është duke ndërtuar ende janë shumë të shtrenjta.

Edhe pas prezantimit të Model 3, i cili kushton 38 mijë dollarë, Musk thotë se kjo kompani duhet të prodhojë një model edhe më të lirë, transmeton KOHA.

“Është e rëndësishme që të bëjmë vetura të përballueshme nga çmimi. Kjo është ajo që më shqetëson mua tani, veturat tona nuk janë të përballueshme aq sa duhet. Ne duhet ta rregullojmë këtë”, ka thënë Musk.

Ai nuk ka treguar se kur pritet të dal modeli i ri i Teslas, por ai pritet të jetë më i vogël se Model 3 dhe se nuk pritet të ndërtohet në SHBA apo Kinë, por në Evropë.

Tesla së fundi ka ndërtuar një fabrikë të re Gigafactory në Gjermani, por nuk dihet nëse do të prodhohet modeli i ri në këtë fabrikë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!