Elton John njofton albumin e ri

Elton John po publikon një album me shumë bashkëpunime me artistë nga disa breza dhe zhanre, përfshirë Nicki Minaj, Young Thug, Miley Cyrus, Lil Nas X, Stevie Nicks dhe Stevie Wonder.

 

“The Lockdown Sessions”, një koleksion prej 16 këngësh që shfaqin John me artistë nga Dua Lipa deri në të ndjerin Glen Campbell, do të publikohet më 22 tetor nga Interscope Records, njoftoi labeli të mërkurën.

Projekti i nisur në pandemi u nxit nga John që duhej të ndërpriste turneun e tij “Farewell Yellow Brick Road” në mars 2020, dhe nga emisioni i tij “Rocket Hour” përmes të cilit ai u njoh me shumë prej artistëve të përfshirë në projekt.

Elton John (Foto: Evan Agostini/Invision/AP)

Këngët u realizuan me artistët larg njëri-tjetrit në disa raste, së bashku me masat paraprake të sigurisë në të tjerat.

Kënga e parë në bashkëpunim me Dua Lipën, “Cold Heart (PNAU Remix)”, u publikua në fillim të këtij muaji.

Projekti përmban Johnin duke kënduar tekste nga kënga e tij e vitit 1989, “Sacrifice”, dhe Duan që vjen me tekst nga hiti klasik i Johnit, “Rocket Man” i vitit 1972.

“Kjo këngë është kulmi i një miqësie të bukur me ty Dua dhe jam shumë i lumtur që tani mund ta ndajmë – shpresoj që të gjithë ta doni!”, shkroi Elton John në Twitter.

Related posts

Arbenita Ismajli demanton lajmet për ndarjen nga Fero në një video të fundit

D V

Arrestohet Atdhe Xharavina, ish-konkurrenti i “Përputhen”

D V

Me gjithë polemikat, Bregovic u ngjit në skenë në Korçë, e nisi me “Kosovska”, nuk kaloi pa incidente, por performanca nuk u ndërpre

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More