Elvis Rexhbeçaj reagon pas debutimit me Kosovën, ka një mesazh për tifozët

nga D V

Kosova mbrëmë pësoi humbje ndaj Rumanisë me rezultat 3-0 në kuadër të ndeshjes së parë në Ligën e Kombeve e cila u zhvillua në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Risi në formacionin e ‘Dardanëve’ ishte mesfushori Elvis Rexhbeçaj i cili debutoi me fanellën e Kosovës pak kohë pasi i kishte thënë ‘po’ FFK-së.

Ani pse rezultati në fushë ishte negativ, e tillë nuk ishte edhe paraqitja e Rexhbeçajt i cili mbrëmë pati disa momente të mira në fushë.

“Dje, për mua ishte një moment i veçantë, loja e parë me fanellën e Kosovës. Jam krenar që kam mundësinë të përfaqësoj vendin tim”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elvis Rexhbecaj (@rexhbecajelvis)

 

“Rezultati nuk ishte ai që të gjithë e dëshironim, dhe për këtë ju kërkojmë falje”.

“Por jemi të vendosur të kthehemi më të fortë! Na presin sfida përpara. Me përkushtim, dedikim dhe punë do të arrijmë më të mirën”.

“Faleminderit për përkrahjen e dashurinë. Bashkë do të kthehemi tek fitoret”, ka shkruar Rexhbeçaj në rrjetet sociale.

Kosova do të rikthehet sërish në aksion ditën e hënë pasi do të ndeshen me Qipron në udhëtim, aty ku Rexhbeçaj me shokë do të synojnë që të rikthehen tek rezultatet pozitive.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More