Agjencia Zhurnal.mk

Ëmbëlsirë e ftohtë me banane dhe çokollatë

Përbërësit:

700 ml qumësht

2 puding vanilje

2 lgj sheqer

350 gr biskota

300 ml pana e ëmbël

3-4 banane

100 gr çokollatë

Përgatitja:

Përziejmë qumështin me pudding, sheqer dhe e vendosim në zjarr duke e trazuar vazhdimisht deri sa masa të trashet dhe të valojë.

E largojmë dhe duke e mbuluar me qese e lëmë të ftohet plotësisht. Vendosim biskotat në një qese dhe me ndihmën e një roloni i shtypim ato por jo që ti kthejmë në miell.

Rrahim panën me rrahësen e vezëve deri sa ajo të ngurtësohet.

Më pas shtojmë pudingun të ftohtë dhe e përziejmë mirë. Ndajmë kremin e bashkuar në dy tasa të barabartë dhe gjysmën e përziejmë me ¾ e biskotave.

Shtrojmë si bazë kremin e trazuar me biskota. Mbi bazë vendosim feta banane në të gjithë sipërfaqen.

Mbulojmë bananet me kremin që veçuam dhe e nivelojmë mirë mbi gjithë sipërfaqen.

Në fund spërkatim sipër ëmbëlsirën me biskotat e thërrmuara dhe me çokollatën lot.

E vendosim tepsinë në frigorifer për 2 orë dhe para se ta shërbejmë mund të vendosim përsëri copa banana./a.k./b.ha./Shqiptarja.com

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...