Emergjenca energjetike, Edi Rama prezanton sot planin e masave

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama shpalli emergjencën për furnizimin me energji elektrike ndërsa sot pritet të bëjë publik planin e posaçëm për të përballuar situatën e krizës energjetike që ka prekur vendin tonë.

 

Në një vendim të Këshillit të Ministrave theksohet se shoqëritë “KESH”, sh.a., “OST”, sh.a., dhe “OSHEE Group”, sh.a., të pezullojnë planet e investimeve, përveç investimeve të domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë.

Sipas këtij vendimi, këto shoqëri duhet të koordinojnë ushtrimin e aktivitetit, në përputhje me udhëzimet e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, me qëllim garantimin e pandërprerë të energjisë elektrike.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama në një konferencë njoftoi se sot do të bëjë planin për të përballuar situatën e krizës energjetike.

“Kemi pasur një mbledhje jashtë rendit të përjavshëm për të marrë një vendim për të deklaruar emergjencën e furnizimit të energjisë elektrike. Vendimi është i diktuar nga një situatë e përgjithshme e rritjes marramendëse e çmimit në energjisë në tregjet ndërkombëtare. I jep qeverisë mundësinë që të ndërhyjë qoftë me instrumentet financiare, qoftë me instrument të natyrës administrative. Me këtë vendim i hapim rrugë edhe ekzekutimit të planit të posaçëm për të përballuar këtë situatë dhe planin do ta bëjmë publik”, tha Rama.

Related posts

Stërvitja e Forcave të Armatosura, ambasada amerikane: Vazhdojmë të qëndrojmë krah për krah

D V

Kurti kundër ‘Minishengenit’, Rama: S’mund të presim konsensusin e të gjithëve për t’u takuar! Kemi jetuar gjatë me kënaqësinë e vuajtjes së tjerëve, pa parë çfarë fitojmë ne

D V

Krifca: Me mbështetjen e AZHBR-së, të rinjtë po i rikthehen sipërmarrjeve në bujqësi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More