Agjencia Zhurnal.mk

Emërimi i kundërligjshëm i zyrtarit – Ministrja juriste po dyshon që e mashtruan qëllimshëm

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu po dyshon se dikush nga stafi civil i MD’së ka synuar që vejë qëllimshëm në lajthitje, lidhur me emërimin e Dukagjin Nezirit si zyrtar ligjor në mënyrë të jashtëligjshme, shkruan Gazeta Express.

Ministria e Drejtësisë, në një përgjigje për Gazetën Express kanë dhënë detaje lidhur me emërimin e Dukagjin Nezirit si zyrtar ligjor në MD, pa pasur konkurs publik.

Në ministrinë që udhëhiqet nga Albulena Haxhiu kanë deklaruar se për emërimin e tij janë konsultuar fillimisht me burimet njerëzore në ministri.

Ata deklarojnë se nga Burimet Njerëzore kanë marrë konfirmin se i njëjti mund të punësohet si nëpunës në pozitën e zyrtarit ligjor, derisa kanë bërë të ditur se vendimi është ndryshuar tashmë.

“Pas kërkesës së disa portaleve lidhur me një nënpunës nga kabineti i Ministres, më lejoni të ju njoftoj që lidhur me atë paraprakisht ne jemi konsultuar me Burimet Njerëzore në Ministrinë e Drejtësisë dhe kemi pranuar konfirmimin se i njëjti mund të jetë nënpunës me pozitën zyrtar ligjor. Vendimi në fjalë është përgatitur nga të njëjtit. Pasi që jemi njoftuar më vonë për këtë lëshim nga Burimet Njerëzore, brenda Ministrisë së Drejtësisë, Ministrja ka ndryshuar vendimin në fjalë”, shkruhet në përgjigjen e ministrisë për Gazetën.

Nga Ministria e Drejtësisë po thonë se disa herë kanë parandaluar lëshime të tilla, të cilat nuk e dijnë nëse janë bërë me qëllim.

Ata deklarojnë se dikush nga stafi civil do të jep përgjegjësi për këtë cështje.

“Disa herë ne kemi parandaluar lëshime të tilla, për të cilat nuk mund ta dimë nëse janë bërë me qëllim. Por kushdo nga stafi civil që tenton të vë në lajthitje kabinetin e Ministres, duhet të jap përgjegjësi sipas legjislacionit në fuqi”, deklarojnë nga ministria.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...