Agjencia Zhurnal.mk

Emërohen 24 shefa të rinj të Policisë së Burgjeve

Ministria e Drejtësisë ka emëruar 24 shefa të rinj të Policisë së Burgjeve. Ata do të drejtojnë sigurinë e rendin nga institucionet e vuajtjeve të dënimit të sigurisë së lartë ku ndodhen emrat më të njohur të botës së krimit deri tek burgu i grave në “Ali Demi”. Shefat e rinj i janë nënshtruar një kontrolli paraprak në lidhje me pastërtinë e figurës, pasurisë dhe anës profesionale. Ndryshimi i drejtorëve është ndërmarrë me argumentin e performancës, por dhe përfshirja e disa prej efektivëve me uniformë në ngjarje kriminale. Më flagranti ka qenë ai i Bledar Toçit shefit të sigurisë në burgun e Durrësit i cili u përfshi në një përplasje me armë duke vrarë në Kavajë, Dritan Haxhollin. Ndërkaq një ditë me u ndalua një punonjës i burgut të Rrogozhins i cili po përpiqej të fuste brenda rreth 50 gram droge. 

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...