Agjencia Zhurnal.mk

Emërohen dhe zv.ministrat e qeverisë teknike

Shkup, 3 janar – Në kuadër të mbledhjes së 129-të, me 97 vota “për” dhe asnjë kundër, Kuvendi sot pasdite i votoi zv/ministrat dhe zv/ministrat plotësues në Qeverinë teknike.

Sllavjanka Petrovska për Punë të brendshme, Sanella Shkrjelj për Punës dhe Politikë Sociale, Cvetan Tripunovski për Bujqësi, Gordana Dimitrievska Koçoska për Financa dhe Nevenka Stamenkovska Stojanovski për Shoqëri Informatike, janë zëvendësministrat plotësues.

Në resorë mbeten zv/ministrat e deritanishëm të cilët gjithashtu u emëruan në mbledhje të Kuvendit.

Emrat e zv/ministrave dhe zv/ministrave plotësues të propozuar para votimit i kumtoi kryeministri teknik Oliver Spasovski.

Mandati i zv/ministrave, si dhe i ministrave të emëruar paraprakisht në qeverinë teknike, do të zgjasë deri në ditën e publikimit të rezultateve përfundimtare nga Komisioni Shtetëror të Zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit 2020.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...