Emërohen disa drejtorë të rinj në klinika

nga D V

Shkup, 11 korrik – Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ditëve të fundit emëroi ushtrues detyre drejtorë mjekësorë në disa institucione shëndetësore publike, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

“Në Klinikën universitare për kirurgji digjestive për drejtor është emëruar prof.dr. Ognen Kostovski, në Klinikën universitare për pulmologji dhe alergologji prim. dr Oliver Zafirovski, përderisa në në Klinikën universitare për sëmundjet e fëmijëve është emëruar dr. Rexhep Memedi”, qëndron në kumtesë.

Prej aty shtojnë se në Spitalin e përgjithshëm të qytetit  “8 Shtatori” për drejtor është emëruar prof.dr. Sinisha Stojanoski. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More