Shkup, 26 korrik – Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot emëroi u.d. drejtorë në disa institucione shëndetësore publike, kumtoi Minsitria e Shëndetësisë.
Për u.d. drejtor në Klinikën universitare për neurokirurgji është emëruar Lulzim Agai, në Klinikën universitare për sëmundje të syve – Natasha Shekerinov, përderisa në Klinikën universitare për sëmundje respiratore te fëmijët Kozle – Karolina Simonovska.
Pranvera Izairi do të jetë u.d. drejtoreshë e Spitalit special të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës “Nënë Tereza” Çair, në Klinikën universitare për kirurgji plastike dhe rekonstruktive – Jasmina Gjorgievska Pavllovska, ndërsa në Klinikën universitare për kirurgji të fytyrës, nofullave dhe qafës – kirurgji maksilofaciale – Susana Dvojakovska.
U.d. drejtor në Spitalin klinik Tetovë – Agim Berisha, ndërsa në Spitalin e përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar Gjevgjeli – Patrick Math, në Institutin e Mjekësisë së Punës RMV – Merhal Ismaili, në Qendrën shëndetësore Vallandovë – Keti Pampurova Stojçevska, në Shtëpia e shëndetit Kratovë – Oliver Llazarovski dhe në Shtëpinë e shëndetit Kërçovë – Genc Selmani.