Në Washington,SHBA është mbajtur një tubim kundër sulmeve të Armenisë ndaj rajonit të Nagorni-Karabakut të njohur nga faktori ndërkombëtar si pjesë e Azerbajxhanit
Rreth 200 protestues që arritën para Shtëpisë së Bardhë me flamuj të Azerbajxhanit.
Protestuesit të cilët gjithashtu mbanin parulla që kritikojnë qasjen okupuese dhe sulmuese të Armenisë, i bënë thirrje administratës amerikane që t’i bëjë presion Armenisë për t’i dhënë fund sulmeve ndaj civilëve dhe sjelljes okupuese.
Grupi më pas marshoi drejt ambasadës së Turqisë në Washington.
Zyrtarët e ambasadës përshëndetën protestuesit duke theksuar mbështetjen e Turqisë për Azerbajxhanin.
Ky veprim vjen pasi në Los Angelos qindra armenë kanë protestuar kundër sulmeve të Azerbajxhanit në rajonin e Karabakut.