Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Emigrantët mërdhijnë në Bosnjën e përçarë

Rreth njëmijë emigrantë kanë ngelur të ngujuar në ndërtesa të braktisura nën temperaturat e acarta që mbërthyen rrethinën e qytezës boshnjake Bihaç, me shpresën se do të kalojnë kufirin dhe të hyjnë në Kroacinë fqinje, shtet anëtar i Bashkimit Evropian.

Shumë prej tyre kanë pritur në radhë të hënën për ushqimin që iu është dhënë nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim në kampin e hapur të Lipas, i cili në dhjetor u dogj rrafsh me tokë.

IOM-i, që menaxhon kampet e emigrantëve në Bosnjë, ka bërë të ditur se ekipet mobile janë duke ndihmuar më shumë se një mijë persona që janë vendosur nëpër hapësira të ndryshme të braktisura, të shkatërruara nga lufta e Bosnjës në vitet nëntëdhjetë.

Prej vitit 2018, Bosnja është kthyer në pikën kryesore për kalim të emigrantëve nga Azia, Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Por derisa po vështirësohet kalimi në territorin e BE-së, Bosnja e varfër është kthyer në vatër krize. Qeveritë qendrore e vendore po përplasen për kompetencat e menaxhimit të emigrantëve, njëherësh duke i lënë në qiell të hapur emigrantët.

Postime të ngjashme

Qendër terapie me protone për pacientët e vegjël me sëmundje të renda

R Zh

CMG-ja: Një vend, dy sisteme, mënyra më e mirë institucionale për stabilitetin afatgjatë në Hong-Kong

R Zh

Avioni bën ulje të detyruar në Sofje! Pasagjeri sulmoi stjuardesën dhe…

T E

Frika nga protesta e grave, Pallati Presidencial rrethohet me barrikada para 8 marsit

T E

Tërmet tjetër me madhësi 4.2 të shkallës Rihter “trondit” Larisën

T E

Piloti fik motorrët e avionit me 101 persona në bord, tmerrohen pasagjerët

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...