Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Emina Çunmulaj zbulon se ka qenë një herë e martuar me shqiptar para se të martohej me Sam Nazarianin

Modelja e njohur shqiptare është prej vitesh e martuar me miliarderin iranian, Sam Nazarian.

Çifti jetojnë së bashku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe janë prindër të dy vajzave.

Megjithëse ka qenë e paragjykuar për martën e saj me një person të një nacionaliteti tjetër, Emina, ka zbuluar së fundmi se ajo ka qenë e martuar edhe me një shqiptar në martesën e saj të parë.

Në një intervistë për TV Klan, ajo thotë se martesa e saj e parë me një burrë shqiptar nuk i kishte ecur.

“Kam qenë e martuar me një shqiptar si një vajzë e vogël pothuajse, pasi që ika në Amerikë prindërit nuk ma lejojnë të kisha të dashur, traditat shqiptare dhe unë direkt u martova dhe nuk eci. Shumë njerëz paragjykojnë se e kam marrë djalin jo shqiptar, e pata një shqiptar nuk eci”, ka thënë modelja shqiptare.

Çunmulaj përndryshe ka treguar se është shumë e lidhur me rrënjët e saj dhe se e viziton vendlindjen e saj së paku një herë brenda vitit.

Postime të ngjashme

“S’je me ket zemer, smi sheh mo syt”, Enca ndan fotografi nga prapaskenat e klipit të ri muzikor

Lea Muslija

Gashi ndan sekuenca të këngës me motive kombëtare

Lea Muslija

Louis Walsh pretendon se Britney Spears ishte duke marrë ‘shumë ilaçe’ gjatë “X Factor USA 2012”

Lea Muslija

Dafina Zeqiri vazhdon duke shpërndarë mesazhe motivuese për fansat

Lea Muslija

Fotografohet puthja plot pasion e JLo dhe Ben Affleck

Lea Muslija

Dakota Johnson filmon “Persuasion” me Nikki Amuka-Bird në Salisbury

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...