Agjencia Zhurnal.mk

Emiratet e Bashkuara ndezin centralin e parë bërthamor të botës arabe

Emiratet e Bashkuara Arabe nisën sot operacionet e centralit të parë të energjisë bërthamore në botën arabe, në brigjet e Gjirit Persik në lindje të Katarit.

Proceset e ndarjeve bërthamore nisën në një nga katër reaktorët e impjantit të Barakah i cili përdor teknologji koreano-jugore.

Impjanti ishte llogaritur të hapej në 2017 por nisja u shty vazhdimisht për arsye të ndryshme sigurie.

Megjithse të pasura me naftë, Emiratet e Bashkuara kërkojnë që Barakah të plotësojë çerekun e kërkesës së vendit për energji.

Dy javë më parë Emiratet dërguan një sondë kërkimore në Mars, në një tjetër zhvillim shkencor të profilit të lartë për kombin e Gjirit.

Emiratet po investojnë gjithashtu në energjinë diellore e cila është me bollëk në rajon. Madje disa ekspertë kanë hedhur poshtë logjikën e ndërtimit të centralit bërthamor duke qenë se energjia diellore është më e lirë e më e pastër.

Në fillim të vitit Katari fqinjë e quajti Barakah “kërcënim flagrant i paqes dhe mjedisit rajonal”. Katari është rivali rajonal i Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara.
Përballë vendeve të Gjirit shtrihet Irani, i sanksionuar nga SHBA prej programit bërthamor.

Eksperti bërthamor Dr Paul Dorfman, ka thënë më herët se “mjedisi i tensionuar gjeo-politik në Gjirin Persik e bën të debatuar çështjen e centralit bërthamor, pasi energjia bërthamore ndihmon zhvillimin dhe prodhimin e armëve bërthamore”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!