Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Emiratete e Bashkuara Arabe kryejnë fluturimin e parë komercial drejtë Izraelit

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve, sot u realizua fluturimi i parë komercial nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) për në Izrael, transmeton Anadolu Agency (AA).

I ngritur nga Abu Dhabi, avioni i Etihad Airways i EBA-së u ul në Aeroportin Ben Gurion pranë Tel Avivit.

Në fluturimin e parë komercial kishte 58 pasagjerë nga EBA-ja, ndërsa aeroplani u mirëprit me ceremoni në Ben Gurion.

Duke folur në ceremoninë e pritjes, kapiteni i aeroplanit, Salih Abdullah, tha se janë të entuziasmuar që gjenden në Izrael.

Ai tha se shpreson që ky fluturim do të jetë fillimi i marrëdhënieve të mira midis Izraelit dhe EBA-së.

“Nëse disa muaj më parë do të më thonin se do të flisja në Tel Aviv, unë do të thoja se kjo është e pamundur. Kemi njerëz të guximshëm që besojnë në paqe, kemi Mohammed Bin Zayedin dhe Benyamin Netanyahun. Ne kemi paqe falë punës së tyre të përbashkët”, u shpreh Abdullah.

Aeroplani në pronësi të Etihadit u nis sërish për në Abu Dhabi me një grup izraelitësh, duke përfshirë biznesmenë izraelitë, ekspertë të turizmit dhe gazetarë.

Izraeli dhe EBApritet të nënshkruajnë një marrëveshje nesër për realizimin e 28 fluturimeve javore komerciale Tel Aviv-Abu Dhabi dhe Tel Aviv-Dubai.

Një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve u nënshkrua midis dy vendeve në një ceremoni të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë më 15 shtator.

Postime të ngjashme

Mianmar, qindra të arrestuar në protestat kundër grushtit të shtetit

T E

Ndodh edhe kjo, autoambulanca kapet duke transportuar 30 kg marijuanë

T E

Ndërron jetë kryebashkiaku i Zagrebit, Milan Bandiç

T E

Dobësimi i Golfstrimit kërcënon sistemin e klimës në Atlantikun Verior

Z H

Biden bënë thirrje të miratohet ndihma financiare prej 1.9 trilion dollarësh për pandeminë COVID-19

Z H

Çfarë po ndodh? Pas përmbytjeve katastrofike, Venecias i ikën uji

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...