Emisari i BE-së për dialogun po qëndron shkurtimisht në Prishtinë, do të takohet me Bislimin

nga D. V.

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, po qëndron për një vizitë të shkurtër në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës Express nga BE-ja.

Emisari danez Sorensen, siç mëson Express, do të takohet me kreun e ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimin.

Vizita e Sorensen në Kosovë vjen edhe në një kohë të bllokadës politike, ku partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, s’po arrin ta zgjedh as kryeparlamentarin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More