Emmanuel Macron: Ushtria franceze ka vrarë liderin e ISIS-it

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka njoftuar se ushtria franceze ka vrarë militantin islamik Adnan Abu Walid al-Sahraoui’, liderin e ISIS-it në Sahara.

“Ky është një sukses i madh në luftën tonë kundër grupeve terroriste në Sahel”, ka thënë Macron, transmeton Telegrafi.

Sahraoui ka qenë prej kohësh shef i ISIS në rajonin Sahel në pjesën perëndimore të Afrikës, dhe grupi i tij kishte për cak ushtrinë amerikane siç edhe ndodhi rasti me sulmin vdekjeprurës në vitin 2017.

Në gusht të vitit të kaluar, Sahraoui kishte urdhëruar personalisht vrasjen e gjashtë punonjësve vullnetarë nga Franca si dhe shoferin e tyre nga Nigeria.

Related posts

Mbi 1900 të vdekur në Haiti si pasojë e tërmetit

Redaksia

Azerbajxhani dhe Armenia përballen në GJND

D V

BE-ja i vendos sanksione ekonomike Bjellorusisë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More