Emrat/ SHBA fshinë nga lista e sanksioneve dy persona nga Ballkani, u heq ‘non gratën’ …

nga Xh M

Uashington, 28 maj – Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja e Departamentit të Thesarit të SHBA (OFAC) ka bërë përditësime në Listën e Personave të Sanksionuar, duke hequr disa individë dhe subjekte të mëparshëm nga lista e sanksioneve.

Sipas njoftimit të fundit, janë fshirë nga lista e non gratave Milan Milutinovic, ish-President i Republikës Serbe dhe person i akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime në Ish-Jugosllavi (ICTY). I lindur më 19 dhjetor 1942 në Beograd, Serbi.

Milan Milutinovic ka vdekur me 2 korrik 2023.

Personi tjetër të cilit i është hequr non grata është Bogdan Subotic – i lindur më 25 prill 1941 në Bosanska Gradiska, Bosnjë-Hercegovinë. Edhe ky ka ndërruar jetë në vitin 2022.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More