Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Shqipëri

Emri/ I dënuar në Itali me 8 vite e 5 muaj burg, kapet 36-vjeçari shqiptar

Një 36-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ka rënë në pranga ditën e sotme, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Adrian Rrugeja, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Udines në Itali, e ka dënuar me 8 vjet e 5 muaj burg, për veprat penale “Trafik i lëndëve narkotike” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Operacioni nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Interpol Tirana. Kapet dhe arrestohet një 36-vjeçar i shpallur në kërkim, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.  Nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u organizua një operacion si rezultat i të cilit, në lagjen nr. 6, në Kavajë, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Adrian Rrugeja (Driza), 36 vjeç, banues në Kavajë.  Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Udines, Itali, e ka dënuar me 8 vjet e 5 muaj burg, për veprat penale “Trafik i lëndëve narkotike” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Postime të ngjashme

Rudina Hajdari thotë se Basha e dëboi, por lë të hapur rikthimin në PD

Dafina Vidishiqi

Arrijnë në Shqipëri edhe 11,700 vaksina kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer

Dafina Vidishiqi

Keqpërdorim seksual i të miturës dhe vozitje në gjendje të dehur, arrestohen dy persona në Podujevë

Dafina Vidishiqi

Zv.ministrja e Turizmit në Shqipëri: I kemi kërkuar Komitetit të Ekspertëve rishikim të masave

Dafina Vidishiqi

Rama zgjedh të marrë mandatin e deputetit në Durrës

Dafina Vidishiqi

Ajrovskit nga Prilepi iu shqiptua masa e paraburgimit pasi në kamionin që po voziste u zbuluan 324 kilogramë kokainë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...