Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Shqipëri

Emri/ I kërkuar nga Interpoli, arrestohet në Tiranë i dënuari në Itali për trafik droge

Tiranë – Policia e Shtetit ka arrestuar Albert Bulcari alias Mirash Hani pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpoli.

Sipas policisë ky person është kapur në rrugën “Myslym Shyri”, dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e e Apelit Torino/Itali e ka dënuar me 5 vjet, 3 muaj e 7 ditë burg për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Vihet në pranga 1 shtetas i dënuar nga drejtësia italiane për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, në rrugën “Myslym Shyri”, ka bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit Albert Bulcari alias Mirash Hani.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e e Apelit Torino/Itali e ka dënuar me 5 vjet, 3 muaj e 7 ditë burg për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Postime të ngjashme

Policia gjenë mbjellje kanabisi në Jançishtë të Tetovës

Z H

Në gjendje të dehur, rrihen në mes vete vëllezërit në Ferizaj

D V

Aksident në Gjilan, vdes një person

D V

Situata me zjarret në Shqipëri

D V

Zjarret marin dhe viktimën e parë, digjet një grua në Nagoriçan të vjetër (Video)

Z H

Përhapja e zjarreve/ Rama nxjerr videon: Zmbrapset furia e flakëve drejt Llogarasë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...