Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Shqipëri

Emri/ I mori makinën për ta rregulluar në servis dhe nuk ia ktheu më, ekstradohet nga Italia autori 28-vjeçar

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar kapet dhe ekstradohet drejt vendit tonë. Bëhet fjalë për  Lirim Islamaj, 28 vjeç, lindur dhe banues në Durrës.

28-vjeçari ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në vitin 2018, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet burg për veprën penale “Mashtrimi”.

Njoftimi i policisë:

Falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët, një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar kapet dhe ekstradohet drejt vendit tonë.

Në vijim të bashkëpunimit të ZQK INTERPOL Tirana me zyrat homologe, për kapjen dhe ekstradimin e personave në kërkim ndërkombëtar, është vënë në pranga në Itali, shtetasi shqiptar Lirim Islamaj, 28 vjeç, lindur dhe banues në Durrës.

Shtetasi Lirim Islamaj ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në vitin 2018, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet burg për veprën penale “Mashtrimi”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në nëntor 2015, shtetasi Lirim Islamaj i ka marrë automjetin shtetasit A. T., banues në Fier, për ta rregulluar në një servis automjetesh në Durrës dhe nuk ia ka kthyer më këtë automjet pronarit të ligjshëm.

I dëmtuari, më datë 11.01.2016, ka bërë kallëzim penal në Komisariatin e Policisë Durrës, për vjedhje të automjetit me anë të mashtrimit.

Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës me Interpol Romën u bë e mundur kapja dhe ekstradimi i shtetasit Lirim Islamaj drejt vendit tonë.

Postime të ngjashme

McAllister: BE ta mbajë fjalën për liberalizimin e vizave me Kosovën dhe për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

N E

Shqipëria regjistron 91 raste të reja me Kovid-19 në 24 orët e fundit

N E

Bujar Nishani: PD nuk ka arritur që të fitojë besimin e shumicës së shqiptarëve

N E

Grida Duma: Rinumërim atje ku ne kemi bindje se ka pasur devijanca të votës së pavlefshme

N E

Edi Rama: Thirrje vende anëtare të BE-së që të shmangin historinë

N E

Grushtet që shkundën drejtësinë/ Gërdeci, sprova e vërtetë e drejtësisë së re

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...