Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

EMRI/ Italiani kapet në Portin e Durrësit me drogë, por shikoni ku e kishte fshehur

Një shtetas italian është arrestuar në Portin e Durrësit, pasi u kap me 2 kg marijuanë.

Policia thotë se makina “Citroen” në pronësi të shtetasit italian Giusepe Alfano i është nënshtruar një kontrolli më të imtësishëm dhe në pjesën fundore poshtë bagazhit, brenda gomës rezervë kanë konstatuar 2 paketime, brenda të cilave ndodheshin 2 kg lëndë narkotike marijuanë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit italian G. A., 50 vjeç, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, tha policia.

Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Postime të ngjashme

Arrestohet një shtetas shqiptar për vënie të zjarrit pyjor në rrethinën e Gostivarit

D V

Arrestohen katër persona, dyshohen se shkaktuan zjarret në Maqedoninë e Veriut

D V

Rrahu një femër, Policia arreston pejanin

D V

Tentativë grabitje në Durrës/ 27-vjeçari futet me forcë në banesën e një gruaje e godet me grusht dhe e kërcënon me thikë, arrestohet nga policia

D V

Shqiptari në Greqi që vrau gruan: Kam prova që më tradhtonte

D V

Aksident i rëndë afër kufirit të Bllacës, rrokulliset kamioni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...