Agjencia Zhurnal.mk

EMRI/ Transportonte 4.5 kilogram kokainë, kapet ‘mat’ shqiptari në Itali

Autoritetet italiane të Firences kanë arrestuar në flagrancë 42-vjeçarin shqiptar, Erando Mara me akuzën e trafikut të kokainës. Me profesionin furnizues kafeje dhe pije të tjera, ai përfitonte nga leja e lëvizjes së tij për punë, për të transportuar dhe furnizuar me drogë zona të ndryshme të Italisë.Mediet italiane raportojnë se gjatë ndalimit nga autoritetet policore shqiptari është shfaqur mjaft nervoz, gjë që ka çuar në dyshimet e forcave të rendit për një kontroll të detajuar të automjetit të tij tip Toyota Corolla.

Me ndihmën e qenve antidrogë nën sediljen e shoferit u gjet 3.5 kg kokainë e konfeksionuar në 3 pako e 1 kilogram tjetër u gjet e fshehur në një vend të modifikuar të makinës.

Shqiptari u vu në pranga me akuzën e trafikut të 4.5 kilogram kokainë e në banesën e tij në Faenza ku u sekuestruan 37 mijë euro para të thata si dhe 1,300 euro të tjera të cilat i kishte me vete në momentin e ndalimit.

Autoritetet policore italiane informojnë se 42- vjeçari shqiptar Erando Mara, ishte ndaluar nga policia rrugore dhe në ditën e Pashkëve për verifikim të motivit të lëvizjes së tij, por pa iu kontrolluar automjeti.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...