EMV në plan afatgjatë do të ndërtojë 1000 MW elektrana fotovoltaike

Shkup, 14 shtator – SHA EMV në plan afatgjatë do të ndërtojë 1000 MW elektrana fotovoltaike si pjesë kryesore e planit për transformim energjetik, gjegjësisht transferim të prodhimit të energjisë elektrike ndaj burimeve të ripërtërishme, tha sot drejtori i përgjithshëm i SHA EMV, Vasko Kovaçevski në Forumun Energjetik MEF 2021, që po mbahet në Shkup.

 

Mbi 70 për qind të prodhimit tonë, momentalisht vjen nga qymyri edhe atë, siç theksoi, për ne është një imperativ i madh të zbatojmë një tranzicion të shpejtë energjetik, por i cili duhet edhe i drejtë, gjegjësisht të punësuarit të mesin në kompani me detyra pune të përshtatshme në ndryshimin e prodhimit.

“Punojmë në zgjerimin e portofolit tonë të prodhimit, para së gjithash në pjesën të burimeve të ripërtërishme të energjisë”, deklaroi Kovaçevski.

Sqaroi se elektranat Fotovoltaike do të ndërtohen në një pjesë si investime personale të SHA EMV, ndërsa një pjesë si pjesë e partneritetit publiko-privat.

Përveç kapaciteteve prodhuese nga era dhe dielli, u theksua edhe rëndësia e posedimit të kapaciteteve më të pastra të prodhimit për bazën, balancimin e energjisë, për çfarë u theksuan elektranat e planifikuara të gazit në REK Bitolla, zgjerim të elektranës së gazit Energjetika në Shkup, planin për ridestinim të TEC Negotinë në elektranë të gazit dhe ndërtimin e hidrocentralit Çebren, thonë nga SHA SMV.

Related posts

Filipçe: Doza e tretë e vaksinës vetëm e kompanisë Pfizer

Redaksia

Financat publike dhe dokumentet buxhetore u vlerësuan si transparente nga Departamenti amerikan i Shtetit

D V

Vala e katërt e pandemisë së Kovidit, periudha më e keqe për Gostivarin në dy vitet e fundit

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com