Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Enca Haxhia me poza provokuese iu uron fansave Vitin e Ri

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka realizuar një set të veçantë fotografik për Vitin e Ri 2021.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja, përmes së cilave iu ka uruar ndjekësve të saj festën.

Në shumë prej tyre, këngëtarja është shfaqur në poza provokuese, duke marrë vëmendjen me veshjen e saj të hapur.

Ajo u shfaq fillimisht në një fustan të bardhë me material transparent, teksa shkruante në mbishkrimin e fotografive, “Dhurata për këtë vit”.

Më pas, në disa imazhe të tjera, Enca pozoi me një kostum të shkurtër të kuq dhe shumë të hapur te pjesa e gjoksit, teksa mbante në dorë një karamele gjigante.

“Kartolina juaj për Vitin e Ri”, shkroi këngëtarja në një tjetër përshkrim.

Enca përndryshe ka qenë mjaft aktive gjatë vitit 2020, teksa ka premtuar për fansat plot befasi në vitin 2021.

Postime të ngjashme

Notebook me tri ekrane mund të fitojë çmimin e dizajnit për vitin 2021

S.B.

Djaloshi 8-vjeçar bëhet lojtar profesionist i Fortnite – për fillim, fiton një kontratë prej 33 mijë dollarësh

S.B.

Duke ecur përgjatë plazhit, një grua nga Tajlanda gjeti diçka e cila doli të ishte me vlerë 260 mijë dollarë

S.B.

Gruaja harron të heqë maskën kur fotografohet për patentë shofer

S.B.

Fifi publikon fotografi me një mashkull në shtrat

S.B.

Bebe Rexha paralajmëron performancë mjaft provokuese në klipin e ri “Sacrifice”

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...