Enca njofton fansat se po rikthehet me këngë të re

Këngëtarja nga Shqipëria, Enca Haxhia, këtë vit ka qenë më pasive në skenë e po ashtu edhe me projekte muzikore.

 

Artistja, e ndjekur nga mbi dy milionë njerëz vetëm në Instagram, ka treguar se po rikthehet me këngën e radhës.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë në InstaStory, nga i cili u thotë fansave se i kanë munguar.

Enca (Foto: Instagram)

“Të dashurit e mi, kënga ime e re po vjen. Më keni munguar gjithashtu”, është shprehur 25-vjeçarja.

E njëjta ndërkaq nuk ka dhënë detaje shtesë nëse po vjen me një projekt solo apo me ndonjë bashkëpunim.

E fundit prurje e Encës mbetet “Suavele” që e solli në fund të muajit korrik dhe që deri më tani ka grumbulluar afro dy milionë klikime.

Ajo këtë verë bëri një tërheqje edhe nga mbrëmjet e koncertet muzikore.

Related posts

Edhe Morena Taraku ndjek trendin, vendos aksesorë prej ari në dhëmbët e saj

D V

Jennifer Lopez u shfaq plot stil në tapetin e kuq të ‘Met Gala 2021’

D V

Enca ndan me fansat një fotografi të rrallë nga fëmijëria: Kam qenë gjithmonë më e ëmbla

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More