Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ende asnjë aplikim për punë te Ruskoska

Zhurnal Ads

Shkup, 10 shtator, zhurnal.mk – Deri më tani, asnjë prokuror nuk ka aplikuar për një vend pune në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Shpallja e Këshillit të Prokurorëve Publik tashmë është publikuar në Gazetën Zyrtare dhe afati i fundit për aplikim është 15 ditë. Kreu i trupit për emërime, ngritjen në detyrë dhe shkarkimin e prokurorëve Aco Kolevski në një bisedë telefonike për Alsat tha se kandidatëve do tu vlerësohen puna individualisht, pavarësisht nëse ata kanë punuar në PSP, ose në raste të krimit të organizuar dhe korrupsionit. I pyetur nëse ish-prokurorët nga PSP, do të ishin më të dobishëm për ta, pasi disa prej tyre njoftuan se do të aplikonin, shefja e Prokurorisë për Krimin e Organizuar u përgjigj:

“Çdo prokuror që e di punën e tij do të jetë i dobishëm në Prokurori”

Pas mbylljes së shpalljes, vetë procesi i përzgjedhjes mund të zgjasë disa muaj. Kandidatët do të thirren për intervista, dhe më pas do të kërkohet një vlerësim i punës së tyre nga Prokurori Republikan Ljubomir Joveski, por edhe nga Prokuroria e Lartë. Prokuroria për krim të organizuar, planifikon të punësojë pesë prokurorë shtesë, dhe do të ketë gjithsej 15. Ruskovska kërkoi 20, por Këshilli i Prokurorëve Publikë vlerësoi se nëse shkojmë me atë numër, mund të ndodhë që numri i prokurorëve në qytete të tjera të zvogëlohet.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Zaev javën e ardhshme në takim me Stoltenbergun në selinë e NATO-s

T E

Serwer: Brukseli dhe Uashingtoni duhet t’i thonë Bullgarisë ta ulë nervozën

E.E.

Njësiti i zjarrfikësve të Tetovës këtë vit me mbi 500 intervenime

admin

Afër 5000 kontrolle nga inspektorët për një javë, janë mbyllur dy objekte hotelierike

E.E.

Spasovski: Kontesti me Bullgarinë nuk do të shkaktojë trazira në Maqedoni

Z H

Osmani: Nuk mundem tërë mandatin tim ta kaloj vetëm me një çështje

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...