Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Ende asnjë hap për shkarkimin e Dimovës

Zhurnal Ads

Shkup, 21 tetor, zhurnal.mk – Asnjë lëvizje nga bordi i Agjencisë Nacionale të Programeve Arsimore Evropiane për të vendosur mbi kërkesën e Qeverisë për shkarkimin e drejtoreshës së Agjencisë Lidija Dimova. Zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit Lupço Nikollovski ka kërkuar nga Bordi udhëheqës që gjatë procedurës të respektohet prezumimi i pafajësisë

“Mbi bazën e njohurive dhe vendimeve të Bordit Udhëheqës, do të ruhen dhe garantohen të gjitha procedurat dhe mbi gjitha prezumimi i pafajësisë- deklaroi Lupç Nikollovski, Zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit.

Burime brenda agjencisë bëjnë të ditur se bordit, sipas rregullores së punës do t’i nevojiten tre ditë për tu mbledhur dhe shqyrtuar propozimin e Qeverisë dhe se gjatë kësaj jave nuk pritet të thirret mbledhja e tillë pasi anëtarët janë kryesisht të angazhuar nëpër institucione tjera.

Dimova nuk është prononcuar pas propozimit të fundit të Qeverisë. E njëjta mbetet në qëndrimin se nuk ndjen përgjegjësi morale dhe penale dhe se nuk do të dorëhiqet. Rasti “Parukeria” u hap pas publikimit të raporteve financiare të Agjencia Nacionale për Programe Arsimore Evropiane në të cilin thuhet se janë ndarë mijëra euro grante për parukeri dhe afro 80 mijë euro për trajnim të gomarit kroat të cilat i ka fituar një shkollë.

Dimova kishte deklaruar se grantet nga “ErasmusPlus” mund të ndahen për gjithçka përveç për aktivitete dhe parti politike, ndërsa projekte të tilla sipas saj janë mbështetur edhe në shtete tjera. Përveç Policisë Financiare kontrolle paralele është duke bërë edhe Komisioni Evropian nëse ka keqpërdorim të parave evropiane në Agjencinë e drejtuar nga Lidija Dimova.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Varhely: Angazhimi ndaj Ballkanit Perëndimor, prioritet

E.E.

Pendarovski: Morëm ofertë për antarësim në Bashkësinë evropiane ekonomike, por refuzuam

E.E.

Shasivari: Kuvendi duhet të jetë funksional, duhet konsenzus nga të dyja palët

T E

Xhabir Emini zgjidhet kryetar i FRI-së

admin

Komiteti i Helsinkit: Të sëmurët kronikë të lënë në mëshirë të virusit

E.E.

Kreu i ASH-së, Ziadin Sela përjashton anëtarë të partisë

R ZH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...