Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ende nuk lejohen dasmat dhe koncertet, do të diskutohet pas 2 jave

Shkup, 10 maj – Zhurnal.mk – Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, sot deklaroi se ende është herët të hapen restorantet si dhe të mos mbahen maskat fare në hapësira të hapura, informon Zhurnal.

Në përgjigjen e dhënë gazetarëve, Filipçe thotë se për këtë është biseduar mëngjesin e sotëm, por se përfundimi është se duhet të pritet edhe një javë apo dy për masa të tilla.

“Hapi radhës do të ishte, por ende është herët të themi se kur, të mbahen maskat si më parë, vetëm në grupe jashtë. Tani për tani është herët. Kjo do të jetë e radhës për çka do të bisedojmë. Mëngjesin e sotëm kemi inicuar diskutim dhe konluzioni është se duhet të presim edhe një javë apo dy”, tha Filipçe.

Sa i përket restoranteve dhe dasmave, Filipçe thotë se ende është herët të organizohen ato.

“Ende nuk lejohen koncertet dhe restorantet sepse kemi frikë se në këto raste mund të ulet distanca mes njerëzve prezent dhe për këtë shkak shkojmë gradualisht. Nëse vazhdojnë trendet, do të lejohen dhe koncertet” tha Filipçe.

Propozimet e reja për lehtësim të masave restriktive siç tha ministri, janë përshkak trendit të ljes së numrit të të infektuarve dhe zbrazjes së spitaleve.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Edhe Greqia rrezikohet nga paralajmërimet e Bajdenit nëse punon kundër Marrëveshjes së Prespës

Zekirija Haxhiu

Zaev në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Vjenë

Zekirija Haxhiu

Vazhdon trendi i ulët i të infektuarve me Covid, vazhdon dhe vaksinimi

Zekirija Haxhiu

BE sot pritet të shtojë Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve epidemiologjikisht të sigurta

Bekim Laçi

Vizita e Zaevit në Sofje plot me shpresë, por në Shkup u kthye duar bosh

Zekirija Haxhiu

Moti sot në Maqedoni

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...