Ende s’dihet kush i preu gypat e oksigjenit në Spitalin e Tetovës

Shkup, 24 gusht – Mbetet edhe më tej i panjohur autori që mëngjesin e djeshëm tentoi prerjen e gypit që furnizon Spitalin klinik të Tetovës me oksigjen. Edhe përkundër hetimeve të kryera nga krim policia e Tetovës dhe Prokurori publik, nga policia e Tetovës thonë se ende nuk ka asnjë gjurmë se kush mund të ketë qenë personi që me aktin e kryer, ka vënë në rrezik jetët e rreth 120 pacientëve me kovid, që ishin të kyçur në mbështetje oksigjen.

 

Një ditë më parë, në orët e hershme të mëngjesit, person deri më tani i panjohur ka tentuar që me mjet të fortë, të dëmtojë gypat e oksigjenit që furnizojnë me oksigjen pajisjet e pacientëve. I njëjti, ka arritur që të pres dy gypa të oksigjenit, por që për fat të mirë, kanë qenë gypat që kanë furnizuar me oksigjen sallat e urgjencës së re të spitalit, e cila nuk është vënë ende në funksion. Dëmi ishte sanuar gjatë ditës së djeshme.

Related posts

Kasami merr përkrahjen e kreut të organizatës më të madhe botërore të pushtetit lokal?!

D V

Në UT u mbajtën provimet pranuese në disa programe studimore

D V

Një nxënësi rezultoi pozitiv me Kovid-19 në Kërçovë, por klasa nuk izolohet

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com