Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Energjia eolike, “Washington Post”: Shqipëria diversifikon prodhimin e energjisë elektrike me bazë ujin

Shqipëria ka zënë vend në faqet e prestigjiozes “The Washington Post”, për diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë, tashmë edhe përmes parqeve eolike, në një artikull që mbulon ankandin e parë hapur dje nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës.

“Shqipëria hapi një tender të hënën për programin e saj të parë të energjisë eolike në tokë, në një përpjekje për të diversifikuar prodhimin e saj të energjisë elektrike me bazë ujin, shkruan gazeta e njohur amerikane “Washigton Post”.

“Shqipëria prodhon më shumë se 99% të energjisë së saj nga hidrocentralet, me impiantet kryesore të vendosura në lumin Drin, në veri të vendit. Kjo e ka bërë vendin të prekshëm nga ndryshimet sezonale në hidrologji dhe të varur nga importet e shtrenjta të energjisë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se Shqipëria po përpiqet të minimizojë cenueshmërinë e saj nga vitet e thata me reshje. Ajo ka ftuar ndërmarrjet private të ofrojnë projekte me një kapacitet prej 10 deri 75 MW. Ofertuesit e suksesshëm do të shpallen brenda dy viteve.

Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike ka financuar asistencën teknike për projektin dhe përgatitjen e një raporti për të përcaktuar zonat e përshtatshme për energjinë eolike, që mbulon rreth 20% të territorit të vendit.

Vitin e kaluar Shqipëria shpalli dy tendera të tjerë për projekte për energjinë diellore.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim po ndihmon qeverinë shqiptare të fusë procese konkurruese të prokurimit për projektet e energjisë së rinovueshme./ATSH

Postime të ngjashme

Zjarret në Shqipëri, situata më problematike në Kukës

D V

Rumania i dhuron Shqipërisë 150 mijë doza vaksine anti-Covid

D V

Peleshi për zjarret në Shqipëri: Të shqetësuar dhe me pak mundësi për të hyrë në Karaburun

D V

Rama reagon për zjarret në Vlorë: Prioritet mbetet evakuimi i banorëve

D V

Ambasada amerikane i reagon Berishës për padinë e ngritur në Gjykatën e Parisit

D V

Momente kritike në Shëngjin, pamjet tregojnë sesi pushuesit bëhen bashkë dhe shpëtojnë disa persona nga mbytja

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...