Një nga gjërat që mund të bëni për ta mbajtur mendjen tuaj aktive, duke reduktuar potencialisht rrezikun e demencës, duke përmirësuar përqendrimin dhe rritur kujtesën – është të provoni lojëra truri.
Këto enigma kanë treguar se rrisin produktivitetin dhe lehtësojnë stresin, përcjell Telegrafi.
Dhe një ngacmues i veçantë ka qenë duke i mbajtur njerëzit të zënë, pasi me sa duket vetëm ata që janë ‘ekspertë’ në zgjidhjen e këtyre lloj enigmave mund ta zgjidhin atë.
Një person ndau një foto të një grumbulli gjethesh, ku njerëzit sfidohen të gjejnë të tjera gjëra në imazh.
Ata shpjeguan se topi i tenisit i qenit të tyre kishte fluturuar në kopshtin e fqinjit – dhe duke qenë se kishte kaq shumë gjethe vjeshte në tokë, atyre iu deshën “pesë minuta të mira” gjethe për ta gjetur atë.
Pra, ku është topi?