Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Enrique Iglesias shpallet artisti më i mirë latin i të gjitha kohërave

Zhurnal Ads

Ylli i hitit “Hero, Enrique Iglesias, do të nderohet me çmimin “Artisti më i mirë latin i të gjitha kohërave” në edicionin e sivjetme të ceremonisë “2020 Billboard Latin Music Awards”.

Shpërblimin, këngëtari do ta pranojë më 21 tetor në qendrën “BB&T Center” në Florida, me ç’rast nderohet karriera e tij e mbushur me suksese në skenën muzikore, përfshirë këtu faktin se i ka shitur më shumë se 180 milionë albume, transmeton Koha.

Muzika e Iglesias është shkarkuar 19 miliardë herë në platformat muzikore, si dhe videoklipet e artistit kanë arritur t’i marrin rreth 17 miliardë klikime. Mbi 10 milionë njerëz i kanë ndjekur koncertet e këngëtarit anembanë botës, derisa Iglesias pritet ta fillojë turneun e tij të radhës në vitin 2021.

Afo Verde, kryetari dhe kryeshefi ekzekutiv i studios “Sony Music Latin Iberia”, citohet të ketë thënë: “Enrique është një artist ikonik, yll global i muzikës dhe një profesionist i kësaj industrie, por më e rëndësishmja, ai është një njeri i jashtëzakonshëm. Muzika e tij i ka kaluar gjeneratat, dhe ky shpërblim më se i merituar është vetëm testament i ndikimit të vazhdueshëm të tij, në skenën muzikore botërore. Për ne si ‘Sony Music’ është një nderë i veçantë të punojmë me të. Urime, Enrique!”.

Gjatë një interviste në vitin 2018, Iglesias e kishte pranuar se një ditë dëshiron të ndalojë së realizuari turne dhe të fokusohet në familjen e tij. Këngëtari i njohur spanjoll tre fëmijë, Lucy, Nicholas dhe Marym, me partneren e tij prej 19 vjetësh, Anna Kournikova.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Dua Lipa me urim special për ditëlindjen e Bella Hadid

admin

Zayn Malik publikon albumin e ri “Nobody Is Listening”

S.B.

Genta Ismajli befason në një fotografi të publikuar krah Huseyin, merr vëmendje me dukjen natyrale

S.B.

Harrison Ford nuk do që dikush tjetër ta luajë Indiana Jonesin pas tij

S.B.

The Weeknd i quan ‘Grammy Awards’ të korruptuar, pasi mungoi në nominime

S.B.

Ylli i “Gilligan’s Island”, Dawn Wells ndërron jetë në moshën 82 vjeçare

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...