Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, ka bërë të ditur mënyrën se si do të propozohen kandidatët për deputetë nga kjo parti.
Hoxhaj ka thënë se secila degë, nëndegë dhe anëtar, do të vendosë vetë për kandidaturat e PDK-së në listën zgjedhore, si dhe për ofertën programore.
“Së bashku, Kosovës do t’i japim qeverisjen që meriton! Sot, bashkë me kryetarin e degës, Isni Kilaj pamë entuziazëm dhe mobilizim të plotë të strukturave të PDK-së në Malishevë!
Secila degë, nëndegë, secili anëtar, do të vendosë vet për kandidaturat e PDK-së në listën zgjedhore, si dhe për ofertën programore. Vendimmarrja do të vijë nga baza dhe zëri i secilit anëtar do të dëgjohet.
Në PDK, fuqizimi i demokracisë së brendshme është element kyç, i cili do t’i shërbejë fuqizimit të mëtutjeshëm të partisë dhe vet shtetit tonë.
Shpërndajeni në mbështetje të PDK-së”, ka shkruar Hoxhaj.