Kulturë Maqedoni

Enver Maliqi një nga fituesit të çmimit për humanizëm në manifestimin “Ditët e Nënë Terezës”

Zhurnal Ads

Shkup, 7 shtator – Zhurnal.mk – Në akademinë solemne që u mbajt më datën 5 të këtij muaji, në organizim të asociacionit qytetar “Nënë Tereza shkupjane”, në manifestimin e 21të me radhë tradicional, në shënimin e 110 vjetorit të lindjes të Nënë Terezës, biznesmeni Enver Maliqi edhe zyrtarisht u zgjodh si një nga fituesit si përçues i humanizmit.

Këtë vit ngjarja ishte e përkushtuar për institucionet dhe punonjësit shëndetësor të cilët këto momente janë në vijën e parë të luftës për shpëtimin e jetëve të njerëzve dhe menaxhimin me Covid.

Çmimin në emër të tij e pranoi Nina Sherifovska – drejtor eksekutiv i Park Residence dhe menaxhe kryesore shitëse e Parkland, e cila u faleminderua në emër të tij dhe tha se roli filantropik gjithnjë ka qenë pjesë kyçe në tregimin e suksesshëm si pjesë e kulturës koorporuese dhe përgjegjësisë shoqërore të të gjithë aktorëve në tregim, por para se gjithash si vlera personale dhe kapituj të familjes Maliqi, mision i cili transmetohet në gjeneratat e ardhshme, por edhe në kulturën dhe vetëdijen e të gjithë të punësuarve, e ajo është të ndihmohet pakushtëzime dhe të veprohet me transparencë, guxim, sinqeritet dhe integritet.

Pikërisht për këtë çdo çmim, pa dallim nëse është konfirmim për humanizëm, faleminderim nga ato që janë ndihmuar, apo vulë e tregimit të suksesshëm gjithnjë vlejnë shumë, sepse me këtë u tregojmë punonjësve tanë dhe familjes se cilat vlera të vërteta duhet edhe ata t’i ndërmarin, ndajnë dhe praktikojnë më tej.

Njëherit zonja Sherifovska dërgoi urata të sinqerta për fituesit, të cilët siç theksoi ajo, janë shtylla bartëse e ndryshimeve kyçe dhe menaxhim të suksesshëm me situata të krizave në këtë realitet të ndjeshëm në të cilën jetojmë.

Maliqi e fitoi këtë çmim së bashku me grupën e institucioneve dhe individëve të cilët dhanë kontribut në vitin e kaluar, e ato janë Ministria e Shëndetësisë (ministri Venko Filipçe), Klinika Infektive (drejtoreshë Milena Stevanoviq), Spitali 8 Shtatori (drejtori Hristijan Kostov), Klinika për Fëmijë në Kozle (drejtor Angellço Andonovski, ITSHKSH (drejtor Skender Asani), Atixhe Muratovska – aktore kryesore në filmin “Toka e Mjaltë” dhe Jane Vellkovski – humanist.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Paralele mes aktorit Aleksandër Moisiu dhe piktorit Gazmend Freitag

T E

Rritet numri i të infektuarve në vend, situata është shqetësuese

Z H

Humb kontrollon dhe futet në restorantin e shqiptarit në Biel, lëndohen disa persona

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...