Agjencia Zhurnal.mk

Enver Maliqi: Tokën rreth Vardarit ia kam kthyer moti kohë shtetit

Shkup, 28 qershor, Zhurnal.mk – Biznesmeni shqiptar nga Shkupi, Enver Maliqi është sqaruar lidhur me tekstet ku përmendet si pronar i parcelave rreth Vardarit e në kontekst të aksionit të sotëm policor, ku u arrestuan ish funksionarë të VMRO-DPMNE-së.

Maliqi konfirmon se para disa viteve ka blerë parcelat rreth Vardarit, por më vonë ia ka kthyer sërish shtetit.

“Si biznesmen shumëvjeçar çdoherë kam lobuar dhe jam kujdesur që të respektohen ligjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në këtë drejtim dua të mohoj çdo involvim timin në lidhje me këtë shkrim.

Në fillim të vitit 2006 toka në fjalë ishte nën pronësi timen, mirëpo përshkak të pengesave të shumta administrative isha i detyruar të njëjtën t’ia kthej Republikës së Maqedonisë si Veriut e cila sot e kësaj dite tek dokumentet zyrtare figuron si pronarë e tokës. Si afarist i njohur dua të sqaroj se të gjitha hapat e mia i kam bërë në përputhje dhe komform ligjieve të shtetit tonë.”, sqaron Maliqi.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...