Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Epidemiologia alarmon për rritjen e rasteve me Covid-19 në Podujevë

Epidemiologia në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, Bedrie Rama, ka alarmuar për rritjen e rasteve të reja me koronavirus në këtë komunë.

Vetëm të enjten dhe të premten pozitivë me koronavirus në këtë komunë kanë rezultuar 89 veta. Rama ka dhënë për KOHËN arsyet që mendon se çuan në rritjen e numrit të të prekurve me koronavirus në këtë komunë.

“Nga java e dytë e muajit marsi është rritur numri i rasteve me COVID-19. Duke marrë parasysh që është rritur numri i rasteve edhe në shtetet jashtë Kosovës, pa marrë parasysh që kanë marrë masa, gjithashtu lëvizja e mërgimtarëve nga këto shtete, ka reflektuar edhe në rritjen e numrit të personave që kanë dalë pozitivë me COVID-19. Shkaktar tjetër është edhe moszbatimi i rekomandimeve dhe masat mbrojtëse nga qytetarët për një preventivë”, ka thënë ajo.

Sipas saj, në Komunën e Podujevës janë 375 raste aktive me koronavirus.

Ndërsa, që prej vitit të kaluar kur është paraqitur rasti i parë me COVID-19 në Kosovë, numri i të infektuarve në Komunën e Podujevës ka arritur në 3 mijë e 661. Prej tyre janë shëruar 3 mijë e 238, ndërsa 48 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19.

Postime të ngjashme

Fundjava në Kosovë me rrebeshe shiu, java e ardhshme me valë të nxehtit afrikan

Dafina Vidishiqi

Gjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë fillon më 15 shtator

Dafina Vidishiqi

Vasfije Krasniqi kërkon solidarizim për ta kundërshtuar dhunën seksuale në luftë

Dafina Vidishiqi

Asociacioni, a mund t’i tensionojë raportet Kosovë – SHBA?

Dafina Vidishiqi

Osmani e Erdogan bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës e Turqisë

Dafina Vidishiqi

Oda e Infermierëve kërkon nga MSh të shqyrtoj vendimin për angazhimin e mbi 300 infermierëve

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...