Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Epidemiologu Alimehmeti sqaron udhëzimin më të fundit për Covid-19: Pas 10 ditësh del dhe nuk infekton të tjerët

Zhurnal Ads

Ekspertët e shëndetit publik vazhdojnë të studiojnë sjelljet e virusit të ri në popullatë, ndërkohë që së fundmi Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve, si autoriteti më i lartë ka publikuar udhëzimin e ri që është një dokument që tregon se sa ditë duhet të rrijë në izolim një person asimptomatik, një pacient që shfaq simptoma të lehta e mesatare e deri tek ata që përjetojnë simptoma të rënda dhe që natyrisht kërkojnë trajtim spitalor.

Ky udhëzim është një guidë ky secili shtet mund t’i referohet për të trajtuar pacient me Covid-19. Në rekomandimet që sapo janë publikuar citohet qartë se pas sa ditësh një person që konfirmohet pozitiv nuk është më rrezik për personat e tjerë

Në një lidhje ‘Skype’ në ‘Wake Up’ në Top Channel, epidemiologu Ilir Alimehmeti sqaroi udhëzimin e ri, i cili thekson se një person me Covid-19 nuk infekton pas një periudhe të caktuar.

“Ky është një dokument shumë i rëndësishëm, është një guidë teknike e datës 16 tetor nga ECDC, e cila në fakt i thjeshton gjërat, kështu që nuk ka asnjë vështirësi për ta përfshirë në strategjitë e çdo shteti. Madje edhe në shtetet si Shqipëria, me më pak mundësi se shtetet e tjera, sepse i thjeshton.

I thjeshton për shembull duke mos kërkuar një tampon për negativizim në momentin që personi ka qenë komplet asiptomatik dhe thotë mbas 10 ditësh ky person mund të dalë nga izolimi.

I thjeshton duke thënë se rastet e lehta deri në të moderuara dhe kjo patjetër është edhe vendim pak i mjekut për të përcaktuar nëse është rast i lehtë apo i moderuar, sërish thotë se pas 10 ditësh mund të dalësh pa tampon ose mund të bësh edhe dy tamponë nëse ke mundësi. Të dyja janë në rregull. Tani kuptohet qarte se personi nuk është më infeksioz pas një periudhe të caktuar”, sqaroi mjeku.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

“Nganjëherë mendjen ta marrin këmbët”- Rama poston shprehjen e njohur të Petro Markos

S.B.

Pacienti me koronavirus u hodh nga kati i katërt, reagon drejtori i spitalit ‘Covid2’: U shtrua para një jave, nuk kishte probleme psikike…

S.B.

Operacioni “Skanderbeg”/ 101 persona nën hetim, shisnin drogë në 12 sheshe të ndryshme në Catania

S.B.

Festat e fundvitit, Drejtori i Departamentit për Sigurinë: Masa shtesë për garantimin e rendit dhe sigurisë

S.B.

​553 vjet nga vdekja e Skënderbeut

T E

Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 30-vjeçari

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...