Era Istrefi josh me dukjen në fotografitë e reja, ndërsa vë në pah fizikun e formësuar

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

 

Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe imazhet provokuese.

Së fundmi, Era ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të reja, ku dukej mjaft atraktive në pamje.

Era dukej mjaft tërheqëse në një palë tuta sportiv të kuqe, një bluzë të shkurtër të zezë, ndërsa i kishte kapur flokët e saj bionde.

Duke krijuar një iluzion optik se i ka prerë flokët e saj në të shkurtra, këngëtarja dëshmoi të kundërtën në fotografitë pasuese të realizuara në veturën e saj, ku ajo tregonte se thjeshtë i kishte kapur flokët e saj dhe ishte fotografuar në atë mënyrë që të dukeshin sikur ishin prerë.

Istrefi përndryshe ka kohë që mungon në aspektin e prurjeve të reja muzikore.

Foto: Era Istrefi/InstaStory

Që prej pandemisë, ajo nuk ka sjellë më këngë të reja as në shqip e as në anglisht, përkundër sukseseve të shumta që ka shënuar në tregun ndërkombëtar me arritjet e saj. 

Related posts

E pyesin se kur do të martohet me Shkëlzenin, Armina Mevlani: Nuk kemi urgjencë, kemi plot gati 9 vite bashkë

D V

Ambasadorja amerikane Yuri Kim takohet me Dua Lipën

D V

A do të luajë Rita Ora në ndonjë film të të dashurit të saj, Taika Waititi?

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More