Agjencia Zhurnal.mk.

“Erdha për një jetë më të mirë”/ Trokitja në derë i pret ëndrrën në mes shqiptarit

Një shqiptar 19-vjeçar, Drilon Zelaj është dënuar me tetë muaj burg në Angli pasi dyshohet se u kap në një “shtëpi bari” duke u kujdesur për kultivimin e 213 rrënjëve kanabis.

Lënda narkotike ishte mbjellë në gjashtë dhoma të godinës katër katëshe në Bradford.

Pasi e kishin monitoruar për disa muaj, agjentët trokitën në derën e godinës për të verifikuar dyshimet.

Fillimisht dera nuk u kap, por brenda saj dëgjoheshin lëvizjet duke “fundosur” shqiptarin.

Agjentët u futën dhe e arrestuan adoleshentin duke e dërguar para drejtësisë.

Ai fillimisht mohoi përfshirjen por kur gjurmët e gishtave të tij dolën në cdo cep dhe te baza materiale për kultivimin e kanabisit pranoi akuzën por u shpreh se kishte ardhur në Angli për “një jetë më të mirë dhe për të ndihmuar familjen e varfër në Shqipëri”, teksa fillimisht pasi kishte shkuar nga Franca kishte punuar në një lavazh.

Related posts

Përdhunuan 31-vjeçarin me probleme mendore, gjykata merr vendim për dy të arrestuarit

D V

Ndalohet një shtetas i Shqipërisë në Tetovë, ka hyrë ilegalisht në Maqedoni

D V

Ndalohet njëri nga të dyshuarit për vjedhjen e një kasaforte në Shkup

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy