Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Erdogan arreston studentët, vijojnë protestat kundër emërimit të rektorit

Policia turke arrestoi ditën e enjte dhjetëra studentë që po protestonin kundër caktimit të rektorit të një universiteti nga presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Protestat në Universitetin Bogazici nisën në janar dhe shumë shpejt u përhapën në Stamboll dhe qytete të tjera, duke çuar në arrestimin e rreth 600 personave që ishin përleshur me policinë.

Pasditen e së enjtes, rreth 100 studentë u mblodhën në zonën Kadikoj të Stambollit, pavarësisht urdhrit të zyrës së guvernatorit që ndalonte çdo formë tubimi.

Edhe këtë herë u verifikuan përplasje me forcat e rendit dhe shumë prej të rinjve u arrestuan.

Javën e kaluar, 7 studentë dolën para trupit gjykues nën akuzën e nxitjes së urrejtjes, pasi mbanin një poster ku ishin kombinuar simbole të Islamit me ylberin e lëvizjes LGBT.

Kur pamjet qarkulluan në rrjetet sociale, autoritetet u përgjigjën me masa që Shtetet e Bashkuara dhe OKB-ja i cilësuan si veprime homofobike.

Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu i etiketoi studentët e lëvizjes LGBT si persona “të devijuar”, ndërsa presidenti Erdogan vlerësoi krahun rinor të partisë së tij që distancohet nga grupimi në fjalë.

Sidoqoftë, tubimet kanë vijuar me studentë dhe akademikë që mblidhen përditë për të kundërshtuar emërimin sipas tyre jo demokratik të Melih Bulu, një akademik dhe ish-kandidat për deputet, si rektor.

Postime të ngjashme

Tragjedi në Peru, përmbyset autobusi, të paktën 27 viktima

Lea Muslija

Palestinezët anulojnë marrëveshjen me Izraelin për vaksinat, thonë se janë shumë afër datës së skadimit

Dafina Vidishiqi

Macron: Vizitori i parë i kancelares në Berlin

Dafina Vidishiqi

BE humb betejën ligjore ndaj kompanisë AstraZeneca për furnizimin me vaksina

Dafina Vidishiqi

Udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar do të duhet të hyjnë në karantinë me të mbërritur në Itali

Dafina Vidishiqi

Guterres riemërohet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...