Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Erdogan dhe Putin biseduan në telefon për çështje aktuale të ‘nxehta’

Zhurnal Ads

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin.

Sipas deklaratës së bërë nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës, gjatë bisedës u diskutua për marrëdhëniet Turqi-Rusi, rritja e vëllimit tregtar ndërmjet dy vendeve dhe zhvillimet rajonale, veçanërisht për ato në Karabakun Malor, Siri dhe Libi.

Presidenti Erdogan u shpreh se në Karabakun Malor presin që të vihet sa më shpejt të jetë e mundur në veprim Qendra e Përbashkët që Turqia do të krijojë me Rusinë.

Erdogan tha se nuk duhet të lejohet që pala armene të shmangë përgjegjësitë e saj në lidhje me marrëveshjen dhe se nuk është e mundur të kuptohen kritikat ndaj përpjekjeve për paqe të bashkëkryetarëve të tjerë të Grupit Minsk (Shtetet e Bashkuara dhe Franca), që është krijuar për të inkurajuar Azerbajxhanin dhe Armeninë për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit të Karabakut Malor./TRT/

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Haiko Maas: Një gjermane në mesin e viktimave të sulmit në Vjenë

T E

Kalifornia thyen rekordet me COVID, vihet në bllokadë të re nga sonte

S.B.

Egjipti zbulon arkivole antike 2.500 vjet të vjetra

admin

Greqia nuk gjen qetësi, dy tërmete godasin vendin

admin

Britania në kaos, e para në Evropë për numrin e viktimave nga Covid

S.B.

Imuniteti i tufës kundër koronavirusit, ende larg

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...