Agjencia Zhurnal.mk

Erdogan diskuton situatën në Siri dhe Libi me homologun amerikan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me homologun amerikan, Donald Trump.

Gjatë bisedës telefonike, Erdoğan dhe Trump biseduan për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale, përfshirë gjendjen e fundit në Libi dhe Siri.

Erdoğan ka theksuar se Turqia ka ndjekur me shqetësim dhe pikëllim aktet kundër njësive amerikane të sigurisë në Irak dhe është shprehur i lumtur për përfundimin e incidenteve në Ambasadën e SHBA-ve në Bagdad.

Dy liderët kanë potencuar rëndësinë e diplomacisë për zgjidhjen e çështjeve rajonale, duke rënë po ashtu dakord për forcimin e bashkëpunimit për përfitime edhe në raportet dypalëshe./AA

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...