Agjencia Zhurnal.mk

Erdoğan i dërgon letër patriarkut armen

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i dërgoi një letër kreut të Patriarkanës Armene, duke garantuar trajtim të barabartë pavarësisht besimit dhe identitetit në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një letër drejtuar Patriarkut Sahak Mashalian, Erdoğan përkujtoi armenët osmanë që vdiqën gjatë Luftës së Parë Botërore, duke përcjellë ngushëllimet e tij pasardhësve të tyre.

“Me këtë rast, lus Zotin për mëshirë për të gjithë qytetarët osmanë që humbën jetën në këtë periudhë të dhimbshme”, tha Erdoğan, duke shtuar se Turqia kurrë nuk do të lejojë që dikush në vend të “trajtohet ndryshe për shkak të besimit dhe identitetit të tyre”.

Duke nënvizuar se Turqia është përpjekur të krijojë një të ardhme të “unitetit, prosperitetit dhe paqes”, Erdoğan tha se solidariteti në Turqi po forcohet gjatë “këtyre ditëve të vështira”, në mesin e pandemisë së koronavirusit që ka përfshirë gjithë globin.

“Me këto mendime, unë përkujtoj edhe një herë me respekt dhe mëshirë armenët osmanë që humbëm në Luftën e Parë Botërore,” përfundoi ai.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...