Erdogan: I thashë Bidenit që Turqia s’heq dorë nga sistemi rus, S-400

Turqia nuk do të heqë dorë nga furnizimi me sistemin mbrojtës raketor rus, ka thënë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftuan mediat shtetërore.

 

Ai tha se këtë ia ka konfirmuar edhe presidentit amerikan, Joe Biden gjatë takimit të tyre më 14 qershor në Bruksel.

“I thash Bidenit se ata nuk duhet të presin ndonjë qëndrim tjetër të Turqisë në lidhje me F-35 (aeroplanët amerikanë) dhe sistemin S-400 (sistemi rus). Ne bëmë atë që duhej, paguam paratë e nevojshme për F-35”, u tha Erdogan gazetarëve gjatë një fluturimi nga Azerbajxhani.

Blerja e sistemit rus nga ana e Ankarasë ka tensionuar lidhjet me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s, pasi ata kanë shqetësime se armatimi rus nuk është në përputhje me sistemin e aleancës dhe mund të kërcënojnë avionët luftarakë F-35 të SHBA-së.Vitin e kaluar, Uashingtoni e pezulloi Turqinë nga programi i saj i avionëve luftarakë të fshehtë F-35.

Ankaraja ka hedhur poshtë shqetësimet.

Të hënën, Biden dhe Erdogan u dukën optimistë pas takimit të tyre ballë për ballë, megjithëse aleatët e NATO-s nuk njoftuan ndonjë përparim të madh në mosmarrëveshjet, duke përfshirë S-400, Sirinë dhe çështje të tjera.

Related posts

Paralajmëron OBSH: Bëni kujdes, pandemia s’ka marrë fund

Redaksia

Frigë nga talibanët, Taxhikistani mobilizon 230 mijë trupa

N E

Kalon 400,000 numri i viktimave nga koronavirusi në Indi

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More