Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Erdogan: Jeruzalemi është qyteti ynë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan çeli sesionin parlamentar me një fjalim të gjatë, në të cilin i referohej Jeruzalemit si “qyteti ynë”.

Ky përkufizim ky u raportua me shpejtësi nga mediat izraelite.

Presidenti Turk iu referua sundimit të Perandorisë Osmane mbi Jeruzalemin, i cili zgjati katër shekuj, nga 1517 deri në 1917, për të justifikuar pretendimin e tij.

“Në këtë qytet, të cilin na u desh ta lëmë mes lotësh gjatë Luftës së Parë Botërore, ende mund të gjesh gjurmë të rezistencës Osmane.

“Kështu që Jeruzalemi është qyteti ynë, një qytet nga ne ”, tha kreu I shtetit turk.

Ai përmendi se muret e Jeruzalemit që ende qëndrojnë në këmbë sot, si dhe Kupola e Shkëmbit në Qytetin e Vjetër, u rindërtuan dhe restauruan nga Sulejmani i Madhërishëm, i cili sundoi në Perandorinë Osmane nga 1520 deri në vdekjen e tij në 1566.

”Çështja e Jeruzalemit nuk është një problem i zakonshëm gjeopolitik për ne,” tha Erdoğan.

Postime të ngjashme

SHBA, zhduket gripi mes pandemisë së COVID-19-s

T E

Arriti në Gjermani para 6 vjetësh, tani emigranti kërkon të bëhet deputet

T E

OBSH: Mbi 850 mijë vdekje në të gjithë Evropën

T E

Ndërhyn Putin: Tensione në Armeni – dorëheqje, raketa … presidenti ka tre ditë

T E

Albin Kurti reagon për sulmin ndaj gazetarit, Visar Duriqi

T E

Rriten numrat me Covid-19 në Itali, disa qytete rrezikojnë mbylljen

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...